BALLKANI 'Aty ku koha është amshim e budallëku pambarim…'

Të dashur lexues, më poshtë do të mund të lexoni, një përshkrim interesant për vendet e ballkanit. Siç përshkruhet në postimet e rreshtura në rrjetin social ‘Facebook’ autori besohet...

Të dashur lexues, më poshtë do të mund të lexoni, një përshkrim interesant për vendet e ballkanit. Siç përshkruhet në postimet e rreshtura në rrjetin social ‘Facebook’ autori besohet të jetë gazetari i të përditshmes prestigjioze amerikane ‘The New York Times”, ky pohim nuk është verifikuar, por unë kam vendosur ta ndajë me ju, duke qenë se ka një përshkrim krejtësisht real në raport me territorin ballkanik të vërshuar në gjak e të larë në lot.
Njerëzisht juaji, Vedat Xhymshiti | between THE frontlines

Në Ballkan është një vend i cili kufizohet me vetveten.Ku jetojnë gratë më të bukura dhe natalitetin e kanë në rënie e sipër.
Ku të papunësuarit më tepër punojnë, ku në tokën më pjellore jetojnë më skamnorët dhe më të uriturit. Ku treni c’do herë vonohet nga koha e caktuar. Ku të gjithë luajnë futboll ndërkaq fitojnë në vaterpolo, hendboll dhe basketboll.
Ku të gjithë shpejtojnë për punë ndërsa asnjë nuk arrin me kohë.Ku orari tetë orësh i punës zgjat dymbëdhjetë orë.Ku shëndetësia është falas kurse shërimi është i shtrenjtë. Ku një pjesë e gazetarëve janë të lirë të shkruajnë vetëm atë që iu rekomandohet. Ku kriza botërore ka fituar shtetësinë,ku shërbimet publike janë fshehtësi ndërkaq fshehtësitë shtetërore publike. Ku luftërat asnjëherë nuk përfundojnë, ndërkaq historia u përsëritet c’do ditë.
Ku më të pasur janë ata që asnjëherë nuk kanë punuar. Ku valuta e huaj është pranuar si e tyre.Ku njerëzit kremtojnë festa fetare dhe shajnë zotin.Ku të menqurit i shpallin për të marrë ndërkaq të marrët për të aftë. Ku ligji është illegal e anarkia normale. Ku pushteti përbuz popullin si dëshmitar i padëshiruar. Ku jetohet për ardhmërinë pa të drejta për të sotmen. Ku gjithkush përqesh tjetrin dhe askush-askujt nuk ia do të mirën. Ku proceset gjyqësore zgjasin më gjatë se jeta e njeriut. Ku vërshimet janë mundësi e vetme për ujitjen e tokës. Ku thirret në diktaturë të maskuar e demokracinë e trajtojnë tatim për budallët. Ku vlerësojnë se shteti më tepër përparon në prapambeturi.
Ku nuk je normal nëse nuk shkallon nga mendja.Ku jeton vetëm që ta presësh vdekjen, ku koha është amshim e budallëku pambarim…


është krim të largohesh nga polemika. ...

Ndërlidhje e artikujve të ngjashëm. ...