Unë në emisionin ‘RADAR’ të Radio Dukagjinit në Prishtinë

Të nderuar lexues dhe dëgjues (nëse do ta dëgjoni emisionin), të Martën (sot), kam qenë i ftuar në emisionin ‘RADAR’ të Radio...

[soundcloud url=”https://api.soundcloud.com/tracks/128314262″ params=”color=ff6600&auto_play=false&show_artwork=true” width=”100%” height=”166″ iframe=”true” /]

Të nderuar lexues dhe dëgjues (nëse do ta dëgjoni emisionin), të Martën (sot), kam qenë i ftuar në emisionin ‘RADAR’ të Radio Dukagjinit, i cili emission drejtohet nga Edita Muhaxhiri, në të cilin kemi bashkëbiseduar për lirinë e medias në Kosovë (Lexo artikullin: Pa Titull Per Famen dhe Gazetarine Etike), kualitetin e të raportuarit (Lexo artikullin: Si e Vdiqen Mediat Shqiptare Naman Demolli-n ne Siri) si dhe për fotografitë e mia të cilat janë përzgjedhur për të ilustruar këngën e Ellie Goulding ‘I knoë you care’ (#song4syri) këngë për fëmijët sirianë, e cila është inicuar nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve ‘Save the Children UK’.

Rreth pyetjes së gazetares Muhaxhiri për bashkëpunimin professional me mediat kosovare dua të shtoj edhe diçka që ju mbetem borxh disa prej redaksive; përveq që ka pas redactor që më kanë thënë se do t’ishte prestigj për mua të shkruaja për gazetën e tyre, ka pas edh redaksi të cilat kanë refuzuar të bashkëpunojnë për shkak të pamundësisë financiare për të kompenzuar punën time profesionale, por natyrisht ka pas edhe prej redaksive që janë deklaruar se territori i lindjes së mesme për ata nuk ka ndonjë interesim. E ka pas edhe prej atyre redaksive siç është Gazeta JNK (lexo reportazhin: Aleppo dhe Revolucionari i Panjohur), të cilët më kanë thënë se janë të vetëdijshëm që financiarisht nuk mund ta kompenzojnë aq sa është i vlefshëm një reportazh nga lufta, mirëpo me aq buxhet sa ata kanë në dispozicion do të dëshironin që të fillonin bashkëpunimin diçka që unë edhe i kam mirëkuptuar dhe me vullnetin tim të lirë kam vendosur që të ofroj reportazhe dhe artikuj për Gazetën JNK, të cilët kanë qenë korrekt në bashkëpunim.

Ju faleminderit për vëmendjen, më poshtë poi  shënoj disa vegëza të cilat mendoj se janë të rëndësishme të klikoni, kuptohet nëse keni interesim për arsye verifikimi.

Pamje nga Siria: http://youtu.be/zADxMvrR6L4

Një prej reportazheve për Gazetën Gjermane ‘Der Spiegel’ http://youtu.be/nxRlp0s-WM4

Një prej reportazheve për rrjetin televiziv Associated PRES TV http://youtu.be/6U8pP4bWSWI

Rasti i sulmit nga Policia e Kosovës më 14 Janar, 2012 http://youtu.be/LTy9XS-yDXU

Raporti i Fondacionit Britanik “Rory Peck Trust”

https://rorypecktrust.org/freelance-assistance/Recent-Beneficiaries/Vedat-Xhymshiti

[youtube=http://www.youtube.com/watch?v=tI1GR78A6yg&w=640&h=360]

Vedat Xhymshiti; është gazetar, redaktor dhe fotograf i pavarur. Ai është fokusuar në çështjet e politikës së brendshme të Kosovës, Politikës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federatës Ruse, Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme. Xhymshiti është fokusuar edhe në çështjet e politikës së racës, gjinisë, identitetit, migrimit si dhe shpërnguljes së njerëzve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve të armatosura. Ai është publikuar në media të ndryshme duke përfshirë Der Spiegel, NY Times, TIME, Paris Match, Le Monde etj. Xhymshiti është gjithashtu kritik i medias së shkruar dhe themelues i THE Frontliner.

është krim të largohesh nga polemika. ...

Ndërlidhje e artikujve të ngjashëm. ...