Puçi Ushtarak Perendimor ndaj Çlirimtarëve Sirian

Sirianët nisën kryengritjen e tyre paqësore në Mars 2011, duke i shprehur kështu pakënaqësitë e tyre për padrejtësitë sociale dhe politike përmes protestave. Qeveria filloi t’i shtypte ata dhunshëm...

EN_click_to_readSirianët nisën kryengritjen e tyre paqësore në Mars 2011, duke i shprehur kështu pakënaqësitë e tyre për padrejtësitë sociale dhe politike përmes protestave. Qeveria filloi t’i shtypte ata dhunshëm deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Sirianët të vendosur dhe të bindur se kishin të drejtë për kërkesat e tyre legjitime politike dhe civile, u armatosën dhe filluan t’i kundërvihen qeverisë me të njejtën gjuhë, pra me grykën e pushkës.

Më pas ndërhyjnë të huajt, perendimorët, Rusët, Iranianët dhe Hezbollahu etj. Mediat perendimore kanë rapotuar se qeveritë perendimore në vazhdimësi kanë deklaruar që janë duke i mbështetur sirianët opozitar me logjistikë ushtarake, civile dhe informacione të inteligjencës, e sirianët nuk e konfirmuan këtë mbështetje të pretenduar dhe të shkrirë në fjalë e në shkronja  nga perendimorët. Ç’është e vërteta në fillimet e kryengritjes së armatosur sirianët kryengritës janë mbështetur nga perendimorët, por kjo u doli ‘dardhë me bisht’ siç themi ne.

Në anën tjetër qeveria siriane ka përjetuar mbështetjen e premtuar në fushën politike dhe të logjistikës ushtarake si nga Irani, Rusia ashtu edhe nga Hezbollahu.

Gjatë periudhës gjashtë mujore sa kam raportuar nga territori sirian i përfshirë në konflikt të armatosur asnjëhere nuk kam qenë dëshmitar i pretendimeve të perendimorëve. Përkundrazi, kam qenë dëshmitar teksa Ushtria Çlirimtare e Sirisë po rrënohej sistematikisht. Kryengritja e armatosur kishte nisur dy muaj pas nisjes së asaj paqësore, ndërsa unë në Siri kam arritur në muajin Maj 2012.

Gjatë periudhës së (Gusht, 2012) intensifikimit të aksioneve qeveritare kundër forcave kryengritëse siriane (UÇS-së), perendimorët deportuan në brendësi të konfliktit, me ç’rast u kërkuan sirianëve që të bënin kompromise.

In the picture appears the commander in chief of the Free Syrian Army Abdulqader al-Saleh, talking with team of German News Magazine 'Der Spiegel' in the town of Marea in northern Syria during June 2012. (Photo Vedat Xhymshiti/Der Spiegel)

Ne foto, duket kryekomandanti i Ushtrise Çlirimtare te Sirise Abdulqader al-Saleh, duke biseduar me ekipin e gazetes Gjermane ‘Der Spiegel’ ne qytezen Marea te veriut te Sirise gjate muajit qershor te vitit 2012. (Foto nga Vedat Xhymshiti, për Der Spiegel)

“Ata duan që pas çlirimit nga Assadi të lejojmë operimin e korporatave perendimore për të eksploatuar pasuritë tona nëntokësore. Ne sigurisht që refuzuam,” më pati thënë komandanti i kryengritësve sirian për veriun e vendit Abdulqader al-Saleh.

“Një gjë e tillë vetëm sa do të thellonte më shumë krizën e papunësisë në vend e për më keq edhe varfëria ekstreme do të rritej në përmasa edhe më shqetësuese,” më pati thënë profesori sirian i mësimeve të gjuhëve të huaja në Universitetin e Aleppo’s Abu Mariam.

Abu Mariami, së bashku me studentët e tij, kishin krijuar një brigadë çlirimtare të cilët po mbanin vijën e luftimeve në pjesën lashtë të qytetit të kryengritur verior të sirisë, Aleppo, me këtë brigadë unë shpenzova plotë shtatë ditë, duke dokumentuar kështu operacionet e tyre luftarake si dhe duke u munduar të kuptoj qëllimin dhe vizionin e tyre në luftën për çlirim.

Kryengritësve sirian të cilët ishin mësues, studentë, fermerë, këpuctarë, furrtarë, hoxhallarë etj…, iu bë një puç ushtarak nga perendimorët, i cili u mbështet nga Turqia, sepse kjo e fundit kishte interesim të luftoheshin Kurdët e sirisë, këtij plani operativ nuk i mungoi mbështetja edhe nga trojet shqiptare. Kështu perendimorët krijuan fraksione paraushtarake jashtë sirisë dhe i importuan ato në brendësi të Sirisë duke përdorur “radikalizmin islamik” apo ndryshe si thonin vetë ata (luftëtarët e huaj) në emër të luftës së shenjtë, me ç’rast shumë shqiptarë iu bashkuan këtij misioni. Sigurisht që e gjithë kjo ka qenë e organizuar dhe e orkestruar mirë, sigurisht që shërbimet e zbulimit si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e gjetiu, kanë qenë në dijeni për gjithë këto aktivitete që ishin zhvilluar në vendet tona.

Turqia kishte pranuar që të përdorej territori i saj me kusht që puçistët paraushtarak perendimor të luftonin kryengritësit Kurd në territoret e përfshira nga kryengritja e armatosur. Procesi i indoktrinimit, politizimin fetar, si dhe rekrutimin e ushtarakëve të rinjë, qëllimshëm e ka toleruar Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia e vende të tjera të Evropës nga ku edhe janë të ardhur luftëtarët e huaj në Siri, të cilët besonin se po shkonin të bëheshin ushtar të siç thonin ata ‘All-Ahut’, mirëpo në fakt të gjithë këta, kanë luftuar për korporatat.

Ndër qëllime të tjera pse kjo është toleruar, ishte edhe nevoja e korporatave perendimore që t’ua pamundësonin operimin e lirë kryengritësve sirianë të cilëve edhe ua këputën edhe pak ato burime të logjistikës ushtarake që sirianët i kishin në dispozicion.

E “ushtarët e All-Ahut” filluan t’i luftojnë opozitarët, të bëjnë krime kundër popullsisë civile të cilët edhe ashtu ishin të terrorizuar nga forcat besnike të presidentit Al-Assad.

Korporatistëve perendimor po u ecte biznesi përpara, armët po ua blenin sauditët, prodhimet ushqimore, medikamentet dhe veshmbathjet organizatat agjensitë e ndryshme shtetërore dhe jo-shtetërore për katastrofa humanitare, nëpër kampet Jordaneze të refugjatëve sauditët po abuzonin seksualisht me sirianet refugjate, si dhe po i    shisnin ato tek ‘bordellot’ hoteliere deri tek dhomat e politikanëve e diplomatëve të huaj të përfshirë në procese të diplomacisë ndërkombëtare. (shih tregimin televiziv ©Channel 4 News)

Ndërsa këta që luftonin në emër të Zotit, rronin me të gjitha nevojat logjistike ushtarake. Por, këta me apo pa vetëdijen e tyre, pengonin vazhdimisht popullin sirian që të luftonin tiraninë shtetërore, e cila iu kishte lënë vetëm kockat, pa emër dhe pa adresë.

Shqiptarët dhe disa nga mësuesit e tyre fetarë, të cilët po interpretojnë rregullat fetare në bazë të interesave financiare që korporatat e huaja dhe saudite i paguajnë ata, po thonë se lufta e sirisë është luftë e shenjtë. “Kudo që një vlla musliman është në rrezik, ne duhet t’i përgjigjemi” po thonë ata.

Më falni, por mulsimanët çeçenë në Çeçeni thonë se bëjnë luftë të shenjtë kundrejt Rusëve, pse nuk po kërkojnë mësuesit fetar që nxënësit të shkojnë atje?

Muslimanët palestinezë po e pohojnë të njejtën, Egjiptianët e Vëllazërisë Myslimane kundër regjimit ushtarak po e pohojnë të njëjtën, madje edhe rasti i Afrikës Qëndrore është një eskalim shumë tragjik kur kemi parë fotografi të një afrikani siç është raportuar të jetë i krishterë duke hëngër mishin e gjahut të tij që raportohet të jetë mysliman.

Ju lutem, pse nuk po thërriska ‘Xhihadi’ atje; pastaj, po hamendem pse asnjëri prej këtyre që iu biejnë daulleve për luftën e shenjtë nuk po shkojnë krah-për-krah me nxënësit e tyre që të luftojnë në frontin e nxehtë; sigurisht që nuk shkojnë, kush do t’i shpenzojnë e gëzojë paratë që ata fitojnë për t’i indoktrinuar të rinjët.

“Djali jem n’Kishë nuk shkon, n’Katedrale jo, n’Tempuj jo, n’drejtori t’Kulturës jo, n’teatër jo, tybe n’Xhami shkon, e veq atyhit s’ka kush ta ketë msue ato me shku n’Siri” thotë një Baba, i biri i të cilit gjendet në Republikën Arabe të Sirisë në luftë kundër çlirimtarëve sirian.

Pra, kemi situata të ngjashme të cilat në sipërfaqe mendohet të jenë luftë e shenjtë fetare. Dhe pikërisht në këto situata disa nga krerët fetar shqiptar nuk u kanë bërë asnjë thirrje xhematit të tyre për t’u përfshirë përveq sirisë, ky fakt mbështetës tregon qartë se sa është e orkestruar dhe e manipuluar rinia shqiptare nga rrjetet kriminale perendimore të cilët përdorin qeveritë e tyre shërbimet e zbulimit deri tek disa nga krerët fetar për t’a pamundësuar fitoren normale të lirive politike dhe civile në republikën Arabe të Sirisë, i cili proces do të ishte në shërbim të interesit njerëzor, pra të sirianëve, e kjo natyrisht se do të mund të ishte pengesë për rrjetet kriminale që janë pronarë të korporatave të fuqishme ndërkombëtare të cilët investojnë financiarisht për të maskuar qëllimin me ngjyrë fetare e për të arritur qëllimet e tyre të eksploatimit të pasurive të sirianëve.

Kini vëmendjen i nderuar lexues, janë vetëm 85 njerëz që janë pronarë të një pasurie e cila përbën pasurinë e 46% të njerëzimit në tokë, ky është thjesht një krim më vete.

Është evidente se janë pikërisht perendimorët ata që i kanë deklaruar si organizata terroriste të gjitha fraksionet paraushtarake të ngjyrosura me ideologji fetare në Siri e gjetiu.   Në anën tjetër, deklarativisht janë perendimorët ata që po përkrahin opozitën siriane dhe që po kërkojnë largimin e Assad-it nga qeveria. Sikur qëndrimet e tyre të shkrira në shkronja dhe fjalë goje të ishin të vërteta sigurisht që së pari nuk do të kishte fraksione paraushtarake me ideologji fetare në Siri. Sigurisht se sirianët do të mund t’a kishin çrrënjosur qeverinë Assadit shumë më shpejt.

Në këtë fotografi duken luftëtarët e ISIS të cilët pasi kishin marr nën kontroll një paralaxhen Jarabalus të Aleppo-s iu presin kokat kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë (FSA), dhe ua varin kokat e tyre në kangjella, duke e lansuar fotografinë me qëllim që të shkaktojnë terror psikologjik dhe frikë ndaj popullsisë civile dhe çlirimtarëve sirian.

Në këtë fotografi duken luftëtarët e ISIS të cilët pasi kishin marr nën kontroll një paralaxhen Jarabalus të Aleppo-s iu presin kokat kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë (FSA), dhe ua varin kokat e tyre në kangjella, duke e lansuar fotografinë me qëllim që të shkaktojnë terror psikologjik dhe frikë ndaj popullsisë civile dhe çlirimtarëve sirian.

Por, le të themi që paskan shpërthyer “rastësisht” grupet paraushatarake me ideologji fetare, mbështetja e perendimorëve ndaj çlirimtarëve sirianë sigurisht që do të shkaktonte disfatë edhe këtyre fraksioneve. Por përkundrazi, janë pikërisht perendimorët tash e një vit që janë klient të grupit paraushtarak me ideologji fetare të njohur si “Jabhat al-Nusra” (shqip: Fronti Çlirimtar) të cilët kontrollojnë fushat e naftës në DeriEzour të Sirisë lindore dhe të cilët përmes territorit Turk dhe atij Irakian eksploatojnë tonelata naftë në drejtim të Evropës.

Pastaj, vetëm disa muaj para se të shfaqej grupi paraushtarak me ideologji fetare nga Iraku i cili grup raportohet të ketë lidhje të ngushta me ‘Al-Qaedan’; SISI (Syrian Iraqi State of Islam • Prill 2013), kufiri Irako-Sirian jo rastësisht është braktisur nga forcat ndërkombëtare të koalicionit, e cila vijë territoriale ishte lënë në duar të policisë së thjeshtë irakiane. Këto janë zhvillime të cilat nuk janë raportuar në media të rëndësishme dhe e gjithë kjo ka qenë e orkestruar mirë si në Lindje të Mesme ashtu edhe në tokën shqiptare ku edhe janë indoktrinuar e rekrutuar të rinjët shqiptar, përveq shumë vendeve të tjera evropiane.

Në Nëntor, të vitit 2013, duke parë se perendimorët krejtësisht i kishin braktisur çlirimtarët sirian, Koloneli Abdel-Jabbar Ukaidi, i cili ishte kreu i Këshillit Revolucionar Ushtarak të Aleppo-s nga rradhët e UÇS-së, kishte dhënë dorëheqjen e tij, duke akuzuar perendimorët se i kanë këputur të gjitha nevojat e logjistikës ushtarake, si dhe vazhdimisht kanë penguar çfarëdo logjistike të vihej në shërbim të UÇS-së.

Pra, kemi mjaft argumente të cilat kanë edhe rrjedhshmëri logjike, duke përfshirë edhe vetën time që kam qenë dëshmitar i një puçi të tillë ushtarak të cilin perendimorët ua bënë çlirimtarëve sirian.

“When its bleeding it is always leading to the money | Shqip: Kur rrjedh gjaku gjithnjë çon tek paraja” më pati thënë kontrabanduesi i armëve zvicerrane të cilin e furnizonin sauditët për t’i shitur ato forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse në Siri, për të cilin zhvillim pata raportuar për të përjavshmen Zvicerrane ‘Sunday Times’.

Pra, përmes këtyre shkronjave iu kërkoj shqiptarëve të mos shkojnë në luftëra jashtë tokës së tyre, sepse atje gjithnjë ka ndyësira dhe do të beni gjëra që mbase nuk do të dëshironit t’i kishit bërë.  Nëse jeni të mërzitur se në çfar gjendje po jetojmë dhe jeni vërtetë për ta luftuar krimin, atëhere kryengrituni paqësisht në vendin tuaj, sepse trojet tona kanë nevojë më shumë se kurrë për një kryengritje paqësore në kërkim të drejtësisë për viktimat e luftërave të fundit, për padrejtësitë shekullore politike e civile që po na bëhen si nga vendorët ashtu edhe nga të huajt.

Të vetëdijësohemi dhe të kërkojmë llogaridhënie nga politikanët që na e vjedhin përdit taksën tonë publike, të mos heshtim për të drejtën tonë fundamentale atë të lirisë kolektive, njerëzisht të bashkohemi dhe kërkojmë zbatimin e të drejtave tona njerëzore e politike.


Vedat_XhymshitiPërvoja pesë vjeçare e gazetarit të pavarur Vedat Xhymshiti në rajonin e Lindjes së Mesme, Afrikës, Kaukazit, Evropës Juglindore dhe Ballkanit, i dha atij mundësinë të njihet për së afërmi me zhvillimet shoqërore politike dhe prapaskenat ndikuese të industrisë korporative në fushën e hartimit të politikës afatgjate. Përpjekjet e tij profesionale për gazetari të pavarur janë të dokumentuara në ditarin e tij www.vedatxhymshiti.wordpress.com

Vedat Xhymshiti; është gazetar, redaktor dhe fotograf i pavarur. Ai është fokusuar në çështjet e politikës së brendshme të Kosovës, Politikës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federatës Ruse, Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme. Xhymshiti është fokusuar edhe në çështjet e politikës së racës, gjinisë, identitetit, migrimit si dhe shpërnguljes së njerëzve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve të armatosura. Ai është publikuar në media të ndryshme duke përfshirë Der Spiegel, NY Times, TIME, Paris Match, Le Monde etj. Xhymshiti është gjithashtu kritik i medias së shkruar dhe themelues i THE Frontliner.

është krim të largohesh nga polemika. ...

Ndërlidhje e artikujve të ngjashëm. ...