Parlamenti Studentor i cili ka paralajmëruar për ditën e martë (nesër) protestë kundër protestës për shkarkimin e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, është një organizatë e cila merret me organizime të ekskursioneve. Kështu thotë Fitim Salihu nga Klubi Politik i Studentëve, sipas të cilit, nuk ia vlenë të flasësh për një organizatë si Parlamentin Studentor, pasiqë sipas tij, veprimet e tyre nuk dojnë koment.
“Ata që merren me organizime të ekskursioneve e me protesta kundër studentëve…është qesharake dhe nuk e di a ka nevojë të komentohet kjo”, ka thënë Salihu në “Interaktiv” të KTV-së.
Salihu ka thënë se protestat e studentëve do të vazhdoojnë çdo ditë deri në shkarkimin e rektorit Gashi, që siç thotë ai, punën po e nis me 200 policë.
“Çdo ditë do të ketë diçka . Rektori po e nis ditën me 200 policët e tij”, ka thënë Fitim Salihu.
Ai ka mohuar se prapa protestave të studentëve qëndrojnë parti politike duke thënë se në ballë të protestës qëndrojnë studentët dhe janë të ftuar të gjithë t’i bashkangjiten kësaj proteste.
[youtube=http://youtu.be/M-Zw6DTh1mo]