Policia në Kosovë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët hedhnin gurë në bojektet qeveritare në Prishtinë. Mijëra dolën në rrugët e Prishtinës për të kërkuar shkarkimin e një ministri serb i cili akuzohet se kishte fyer nënat shqiptare në Gjakovë.

Një protestues mbështetës i partisë organizatore të trazirave të së shtunës në Prishtinë, përpiqet të tërhiqet nga vija e parë e përleshjeve me policinë, derisa një kuti e gazit lotsjellës i bie poshtë këmbëve të tij. Foto: Vedat Xhymshiti, për THE Frontliner
Përleshjet në ditën e shtunë shpërthyen në fund të një tubimi të ftuar nga partia ‘Vetëvendosje’ e Albin Kurtit, e cila njihet për kundërshtimin deklarativ të negocviatave Prishtinë-Beograd, duke kërkuar në vazhdimësi ndërprerjen e tyre, mirëpo gjatë fundvitit 2014 në një qëndrim kontravers partia vetë kishte kërkuar udhëheqjen e tyre.
Në kryeqytet dolën rreth 7.000 njerëz sipas policisë, të cilët i kishin bërë thirrje qeverisë për të flakur nga vendi i Punës ministrin Serb të Punës dhe Mirëqenies Sociale Aleksandar Jablanovic, një nga tre ministrat serbë në kabinetin e Kryeministrit Isa Mustafa.
Rreth njëqind demonstrues para se të shpërndaheshin hodhën gurë, duke goditur disa dritare të ndërtesës së qeverisë dhe të kafeneve e restoranteve aty pranë tregon një korrespondent i THE Frontliner. Mediat e Prishtinës raportojnë se grupi i demonstruesve që hodhën gurë ishte menaxhuar nga njëri prej krerëve (të armatosur!) të vetë partisë ‘Vetëvendosje, të cilin e parafrazojnë si ‘Xhelal Inspektori‘.
Tre policë u plagosën gjatë trazirave të sotme tha policia. Jablanovic ngjalli zemërim dy javë më parë kur ai e quajti një grup të shqiptarëve etnikë të “egër” pasi ata ishin përpjekur për t’i parandaluar pelegrinët serbë të cilët kishin shkuar për të vizituar një manastir në Kosovën perëndimore gjatë festës së Krishtlindjeve ortodokse. Shqiptarët e Gjakovës të cilët kishin penguar pelegrinët kishin pohuar se në mesin e pelegrinëve kishte edhe “kriminelë lufte”.
Ministri kërkoi falje më vonë publikisht për komentet e tij kishin zemëruar edhe më shumë kosovarët të cilët kanë vazhduar të protestojnë kundër tij në të gjithë territorin e shkëputur nga Serbia.
Forcat Jugosllave të Serbisë ishin përfshirë në një konflikt me shqiptarët etnikë gjatë viteve 1998-1999 e cila valë dhune, shkaktoi fillimin e një lufte mes forcave të NATO-s, të cilat i dhanë fund spastrimit etnik dhe vrasjeve masive të civilëve shqiptar pas një fushate ajrore 74 ditore, e cila u shkaktoi disfatë trupave serbe të Jugosllavisë të kontrolluara nga Beogradi zyrtar.
Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Rreth 120,000 serbë tani jetojnë në Kosovë, ku 90 për qind e 1.8 milionë njerëzve të saj janë shqiptarë etnikë.
Kryeministri Mustafa i ka punësuar tre ministra serbë në kabinetin e tij 21-anëtarësh, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me grupin më të madh të pakicave të Kosovës, si dhe me Serbinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e deklaruar të territorit administrativ.
https://www.facebook.com/VedatXhymshiti/posts/10152663315867219
https://www.facebook.com/VedatXhymshiti/posts/10152663312407219