Maqedonia në prag të një konflikti të sajuar!

Një burim spitalor, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha Reuters se të paktën tre oficerë ishin plagosur rëndë. Rreth 5 civil shqiptar thuhet të jenë të vrarë...

Polic të armatosur rëndë hyrë në periferi të një qyteti verior maqedonas të shtunën në mëngjes për atë që një zëdhënës e përshkroi si një operacion kundër një “grupi të armatosur”, duke shtuar frikën e paqëndrueshmërisë në ish-Republikën Jugosllave e cila po hynë për më shumë se gjashtë muaj në një krizë të thellë politike.

Një fotograf i Reuters tha se njësitë speciale policore në automjete të blinduara kanë mbyllur një zonë periferike të Kumanovës, rreth 40 km (25 milje) në veri të kryeqytetit të Shkupit, dhe mediat lokale raportojnë tinguj të të shtënave me armë të zjarrit herët në mëngjes.

“Kjo është një lojë e llojit Gruevski-Ali Ahmeti, dhe plani i lojës është ky: dikush gjuan me armë në një lagje shqiptarësh, policia vrapon gjoja për t’i kapur, nuk i gjejne ose i sajojnë dhe kështu i frikësojnë popullatën civile dhe i detyrojnë ata për tu vetëmbrojtur, me një qëllim të thjeshtë për të krijuar dhe nxitur një konflikt ndër-etnik” tha për ‘THE Frontliner, një aktivist politik nga Shkupi.

Helikopterët fluturuan lart në një rajon që ka pasur luftime ndërmjet forcave qeveritare dhe luftëtarëve shqiptarë etnikë në vitin 2001 para se diplomacia perëndimore të fillonte përpjekjet për të shmangur një luftë civile të cilën tani qeveria maqedonase duket se dëshiron ta nxit përsëri.

Një burim spitalor, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha Reuters se të paktën tre oficerë ishin plagosur rëndë. Rreth 5 civil shqiptar thuhet të jenë të vrarë nga luftimet në Kumanovë prej tyre një vajzë tetë vjeçare, informon një burim i paverifikuar i THE Frontliner.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se policia kishte nisur një operacion “në informacionin e marrë më parë në lidhje me një grup të armatosur”, pa dhënë hollësira.

Ngjarjet kanë të ngjarë në prag të një kohe kur Perëndimi ka thelluar shqetësimin mbi stabilitetin në Maqedoni, ku qeveria është në litarë nga akuzat e dokumentuara të opozitës të cilat qeveria i quan si përgjime të paligjshme të bisedave telefonike që opozita i ka bërë ndaj pozitës.

Opozita ka filluar me protesta të vogla, por të përditshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit konservativ Nikolla Gruevski, dhe po kërcënon për të mbledhur mijëra protestues më 17 maj.

Vëzhguesit frikësohen se liderët politik në të dyja anët e etniteteve që e mbajnë pushtetin mund të përpiqen për të ndezur tensionet ndër-etnike si një përpjekje për t’i shpëtuar humbjes së pushtetit.

Rreth 30 për qind e 2 milionë njerëzve në Maqedoni janë shqiptarë etnikë. Luftetaret shqiptar rrokën armët në vitin 2001, duke u përleshur me forcat e sigurisë para se Perëndimi të kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje që ofronte të drejta dhe përfaqësim të shtuar për pakicën shqiptare, duke rezultuar kështu me hyrjen e kryengritësve në politikë.

Por zbatimi i marrëveshjes ka qenë i ngadalshëm dhe tensionet ndonjëherë kanë flakëruar. Shumë njerëz në Maqedoni, pavarësisht nga përkatësia etnike, janë të frustruar me ritmin e akullt të zhvillimit dhe integrimit të vendit në strukturat perëndimore, sidomos me ofertën e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO e cila është bllokuar nga një mosmarrëveshje e gjatë me Greqinë rreth emrit të vendit.


Fotografitë janë të dërguara nga banorë të zonës ku po zhvillohen luftimet, THE Frontliner nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e pamjeve, pasiqë për shkak të rrethanave, është e pamundshme të bëhet verifikimi i tyre.

është krim të largohesh nga polemika. ...

Ndërlidhje e artikujve të ngjashëm. ...