Imam Zeqirja Qazimi është në mesin e hoxhallarëve të arrestuar në gushtin e vitit 2014, në kohën kur policia e Kosovës kishte filluar të vepronte për t’i kapur të dyshuarit.
Qazimi ka një xhami jashtë juridiksionit të BIK-ut, e cila vepron në Gjilan. Një familjar i cili jeton në afërsi të “Xhamisë së Zeqës” tregoi se fëmijët e tij kur ktheheshin nga mësimet e asaj xhamie, luanin me thikat e kuzhinës në shtëpi.
“Po tybe vallahi n’trrej, kur ja nisën me shku thamë lej nasht se nashta msojnë naj sen, po kur ja nisën me lujt me thika, u çuditum thamë çka o kjo punë ku po dini ju kështu, thanë po na mësojnë te Xhamia” – tregon një kryeplak i një shtëpie që gjendet afër xhamisë, i cili nuk deshi të identifikohej për publikun.

PRISHTINË, Kosovë – Tetor 2014 — Gjatë muajit maj 2012, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj kishte shprehur mbështetjen për sirianët që luftojnë për të larguar presidentin Bashar al-Asad. Hoxhaj bëri të qartë në atë kohë se Prishtina ka ofruar mbështetje politike të opozitës siriane. (Foto: Laura Aggio)
Kjo xhami gjindet tek lagjja e “Bllacëve”, në qytetin jug-lindor të Kosovës, në periferi të Gjilanit. Fondet me të cilat Hoxhë Zeqirja Qazimi e ka ndërtuar këtë xhami nuk janë verifikuar nga autoritetet. Më shumë se dhjetë familjarë me të cilët kam komunikuar, e fëmijët e të cilëve janë raportuar si të vrarë në Siri, kanë deklaruar se ata e njohin emrin e Hoxhë Zeqirja Qazimit, pasi që fëmijët e tyre e kishin zënë në gojë emrin e tij disa herë në shtëpi. Prindërit nuk e dijnë se ku janë kockat e fëmijëve të tyre, përveç që janë informuar siç kujtojnë ata: “Djali yt ka rënë shehid!” Disa nga familjarët ndjejnë se “Zeqa u ka borxh atyre fëmijët që ua mori në qafë!” E disa dhjetëra hoxhollarë që preferojnë anonimitetin, nuk kanë dëgjuar fjalë të mira për Zeqën. Nxënësi i tij i cili mësohet se ka qenë ‘Xhemat’ i Zeqës Hajrullah Aliu është arrestuar si një i dyshuar në mars të këtij viti nga autoritetet në vend, një tjetër nga Shteti Islamik Ridvan Haqifi i cili besohet se ka ndjekur mësimet në xhaminë e Zeqës, vazhdon të dërgoj porosi kërcënuese nga Shteti Islamik, e disa medie në Kosovë, nuk e kanë problem t’i transmetojnë këto porosi.
Megjithatë, i riu nga Gjilani me inicialet A. H, në lagjen e Xhamisë së Zeqës kishte një hall! Ai dëshironte të ndante përvojën e tij me ne. Na tha se është nën urdhrin e gjykatës me arrest shtëpiak dhe përveç kësaj ai me çdo kusht na kërkoi që ta shënojmë këtë se, “asnjë nga ata që shkojnë për të luftuar në mesin e forcave ISIS në Siri, nuk mund të dalin të gjallë, pasi organizata ushtarake islamike ISIS, ua instalon një mjet shpërthyes në rripin e belit të gjithë të huajve!” Ai jep këshilla se si do të duhej të vepronte shteti i Kosovës me luftëtarët kosovarë në vendet arabe, në mënyrën e mëposhtme:
“Është e pamundur për të shpëtuar, pavarësisht pse thuajse të gjithë shqiptarët duan të arratisen. Qeveria në Prishtinë nuk duhet të ndjek penalisht, por të na ofroj mbështetje që të kthehemi në shtëpi, dhe sa për t’jua kujtuar të gjithëve, nuk është aq e lehtë për të ikur, sepse sapo të përfundoni në duart e ISIS, ata do të instalojnë një pajisje shpërthyese në belin tuaj, dhe në qoftë se ju do të përpiqeni për të dalur nga zona e kontrollit, druaj se ajo do të shpërthejë “, – tha ai dhe u largua larg nga dritarja e shtëpisë.
Tregimi i tij në kokën time krijoi situatë të ngjashme me situatën e magnetit të instaluar si alarm në rrobat e dyqaneve që i shesin ato, kur në momentin që merret rroba pa dijeninë e shitësve të autorizuar, sapo hedhësh hapat e këmbës nga dyqani, ndezet alarmi për të treguar se dikush ka vjedhur rroba!
Përpjekjet disaditore për të komunikuar me A. H., ishin të kota, dhe jo vetëm me atë, i cili ishte arratisur nga forcat ISIS, por me të paktën edhe dy të tjerë të cilët ishin arratisur (të dy këta besohet se kanë qenë nxënës të Zeqës!) por që kishin një urdhër-arresti shtëpiak, e të cilët i kishte kërcënuar shërbimi i fshehtë i vendit se nëse flasin me ne, ata nuk do të kalonin lehtë, gjë që kjo përbënte shkelje kushtetuese të lirisë së medias, për çfarë krijon edhe hapësirë të mjaftueshme për dyshimet që i përfshijnë edhe agjencitë e inteligjencës së vendit, të cilëve gjoja se të huajt po ua rekrutojnë rininë!
“Shumica e njerëzve në këtë lagje janë banorë të ardhur si pasojë e konflikteve matanë kufirit administrativ të Kosovës. Ata vijnë nga malet e Maqedonisë apo nga Lugina e Preshevës në Serbinë Jugore”, – tha një banor i Gjilanit, i cili punonte në një dyqan afër lagjes.
Megjithatë, rruga e angazhimit për terrorizëm ndërkombëtar ka një origjinë dhe gjetjet sygjerojnë se ajo po vjen edhe nga përtej kufiri juglindor i Kosovës, përkatësisht Maqedonisë dhe Serbisë, për çfarë autoritetet vendore, sigurisht se janë përgjegjëse, por edhe trupat e KFOR-it, e veçanërisht ato amerikane, që janë të mandatuara me përgjegjësi specifike për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit juglindor të Kosovës.
FUND — Me pasaportat e disa kosovarëve të cilët nuk kishin vula hyrëse dhe dalëse në periudhat që ata akuzoheshin se kishin shkuar në Siri gjatë korrikut 2012; me Gencin që ka vetëm një vulë hyrjeje (pas deportimit nga Turqia për në Kosovë) në pasaportën e tij në Prishtinë; me Patriotin i cili thuhet se është vrarë në Siri që ka djegur pasaportën e tij në sytë e prindërve të tij për t’i bindur ata se ai nuk do të shkonte atje dhe me faktin se nuk ka nxjerrur një pasaportë të re; me Granitin i cili gjithashtu thuhet të jetë vrarë në Siri dhe me pasaportën e tij të konfiskuar nga policia siç pretendojnë prindërit; me Arbënorin i cili gjithashtu u raportua i vdekur në Siri dhe nuk ka asnjë informacion nëse ai ndonjëherë kishte ripërtërirë pasaportën e tij pasi policia ia kishte konfiskuar atë; me veprimtari pa etikë dhe standard profesional që disa medie kanë bërë në Kosovë, e cila duket se ka pasur qëllim për të mbuluar maskaradën qeveritare të Prishtinë… Me krejt këto gjetjet tona, faktet e grumbulluara në terren qartësojnë se autoritetet e Kosovës (të mbështetura nga disa prej medieve!), janë dokumentueshëm të dyshuar në krijimin e rrethanave lehtësuese për t’u zhvilluar një procedurë rekrutimi të kosovarëve për organizatat terroriste.
Është e frikshme kur autoriteti shtetëror dokumentueshëm dyshohet të jetë i përfshirë në shkelje të qëllimshme të privatësisë dhe të drejtave themelore të njeriut të garantuara nga kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë liritë e njeriut.
“Kur e drejta e publikut për tu informuar drejtë është e kërcënuar, dhe kur të drejtat e fjalës së lirë dhe të shtypit të lirë janë në rrezik, të gjitha liritë e tjera që neve na takojnë janë të rrezikuara,” thotë me të drejtë senatori amerikan nga Connecticut z. Christopher Dodd
Kosova, e cila gojarisht shpalli pavarësinë e saj për më shumë se 7 vjet, dhe doli nga një konflikt i armatosur me regjimin jugosllav të Serbisë për më shumë se 15 vjet; me një numër të madh të autoriteteve ndërkombëtare dhe vendore të zbatimit të ligjit të cilat kanë investuar në zhvillimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit; me politikanë të zhytur thellë në krim të organizuar; me Misionin Evropian për Sundimim e Rendit e të Ligjit (EULEX) të përfshirë në rastet e korrupsionit dhe koketimit me ‘peshqit e mëdhenj’; me një përqindje të lartë të normës tepër shqetësuese të papunësisë; me një cilësi jashtëzakonisht të ulët të arsimit parafillor, fillor, universitar e pasuniversitar; me një organizatë të policisë të dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme duke filluar nga ministrat që e drejtonin atë fushë të sigurisë; me një shoqëri civile e cila i përshtatet interesave të disa prej ambasadave të huaja që i kanë mbështetur në një mënyrë apo tjetër këto krime; me ‘dalje pa viza në Lindje’ e me dyer të blinduara në ‘Perëndim’, e të zezash të tjera të panumërta, duket se ky vend nuk jep shumë premtime; nuk siguron as parimet themelore të barazisë dhe drejtësisë për të gjithë pa dallim, pasi që përditë e më pak shihet një shans për tu ushqyer lirisht, përditë e më shumë po shndërrohet në një vend depresioni kolektiv dhe dëshpërim të thellë social.
Nëse këtu ka me të vërtetë terrorizëm, atëhere dikush duhet të ketë dështuar të zbatojë detyrimet e tij kontraktuese, ose duhet të jetë i përfshirë në një mënyrë apo tjetër për të krijuar rrethana lehtësuese për krejt këtë trishtim shoqëror, prandaj përgjegjësia është, mbetet dhe duhet të kërkohet në Administratën Qendrore të vendit. Ata janë përgjegjës, pati apo jo terrorizëm real në Kosovë apo situata e persona potencialë për të bërë akte të tilla!
NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.
Materiali vizual, është një galeri e fotografive dokumentare të realizuara nga Laura Aggio, fotografe Italiane. Ju lutem, shfletojini fotografitë me kujdes dhe përpiquni të lexoni përmbajtjen e fotografive pa i paragjykuar — © THEFrontliner.net — Qershor 2015
- Gijlan. KOSOVË – Tetor 2014. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Republika e Kosovës ka përjetuar rritje të qëndrueshme ekonomike sipas udhëheqësisë së saj. Pavarësisht nga kjo, Kosova vazhdon të përballet me ritme të larta të varfërisë dhe papunësisë. Të rinjtë janë prekur rëndë nga kushtet e vështira të tregut të punës. E gjithë kjo krijon një mjedis që minon strukturën shoqërore të vendit. (Foto: Laura Aggio)
- Mitrovicë, KOSOVË – Tetor 2014. Imam Enis Rama, është anëtar i Këshillit islamik të vendit. Në shtator, Policia e Kosovës e arrestoi atë dhe Imam të tjerë si të dyshuar për radikalizëm islamik. Këta ishin klerikë të rangut të lartëtë cilët mediet e vendit i kanë akuzuar se gjoja këta i kanë inkurajuar të rinjët e vendit të bëhen pjesë e organizatave terroriste si “Al-Nusra” dhe “ISIS” në Siri dhe Irak. Ai u lirua pas dhjetë ditësh mbajtje në burg. (Foto: Laura Aggio)
- Bresalc, KOSOVË – Tetor 2014. Vitin e kaluar ai u ndalua në aeroportin e Stambollit për shkak të mungesës së një vule dalëse nga Prishtina kryeqytet i Kosovës. Më vonë, në nëntor 2013, nën akuzat e përfshirjes në aktivitete terroriste ai u arrestua dhe u rrah brutalisht nga Policia e Kosovës. Që nga atëhere ai mbeti i paraburgosur. Edhe pse nuk ka prova të cilat do të konfirmonin ndjekjen e tij penale, ai qëndron i mbyllur. Familja ka denoncuar dhunën e policisë kundër djalit të tyre, por Avokati i Popullit e ka legjitimuar atë. Në foton është motra e tij me vajzën e vogël në mes dhe në të djathtë në foto është motra e tij e dytë të veshur shaminë islamike. (Foto: Laura Aggio)
- Bresalc, KOSOVË – Tetor 2014 — Gjetjet sugjerojnë se politika editoriale e medieve të shtypit lokal synon të përgojojë secilin që ndoshta mund të jenë të dyshuar për aktivitet të terrorizmit. Angazhimi i politikës editoriale në këtë aspekt qëndron për krijimin e një klime të urrejtjes dhe frikës në vend. Vajza në fotografi është izoluar nga shoqëria pas arrestimit të vëllait të saj nën dyshimin për aktivitete terroriste. Policia kishte konfiskuar plehun artificial duke u përpjekur të krijonte prova materiale se gjoja i dyshuari po planifikonte akte terroriste tregon familja. (Foto: Laura Aggio)
- ©Laura Aggio
- Viti, KOSOVË – Tetor 2014 — Nëna, nipi, vëllai dhe babai shprehin pikëllimin e tyre për humbjen e anëtarit të dashur të familjes së tyre. Djali i tyre, i cili ka lindur në vitin 1993, shkoi në Siri me gruan e tij (Sara). Familja është i bindur se ata nuk kishin pasaportë për të udhëtuar për në Siri. Ai thuhet se vdiq në shtator dhe gruaja e tij është ende në Siri. Babai i tij thotë “biri im tradhtuar mua”! (Foto: Laura Aggio)
- Veri-lindje e Kosovës – Tetor 2014 — Një nënë, djali i të cilës është raportuar i vrarë në Siri, duke respektuar vendimin e tij qoftë edhe ai i gabuar, shikon Malin në një përpjekje për ta shuar dhimbjen për të birin që po i mungon. “Unë megjithatë mendoj se ai nuk duhej të kishte shkuar atje, në një vend që s’është i yni” tha ajo, duke kujtuar se djali i saj kishte qenë nxënës i Hoxhë Zeqirja Qazimit, ajo mallkonte këtë njeri. (Foto: Laura Aggio)
- Mjegulla shtrihet mbi pëlhurën e ftohtë të liqenit të fshatit Livoç, në një mëngjes të hershëm të ftohtë tetori, fshat afër qytetit juglindor të Kosovës, Gjilanit. (Foto: Laura Aggio)
- Gjilan (periferi e qytetit), KOSOVË – Tetor 2014 — Babai e pyeti djalin e tij për të djegur pasaportën e tij për shkak të frikës se ai ishte duke shkuar në Aleppo. Prindërit thanë se ata nuk e dijnë nëse djali e kishte një pasaportë të re, por pavarësisht nga mungesa e dokumenteve, djali i tyre shkoi në Siri dhe thuhet se vdiq menjëherë, siç thonë raportet e paverifikuara gjatë sulmeve ajrore amerikane në Raqqa, Siri. (Foto: Laura Aggio)
- Xhamia qendrore, Mitrovicë, KOSOVË – Tetor 2014 — Rreth 60 bastisje të policisë u kryen në tërë Kosovën. U tha se kishte xhami të cilat mund të jenë përdorur si qendra të rekrutimit, por policia ende nuk ka arritur ta dëshmoj këtë. (Foto: Laura Aggio)
- (Burgu Qendror i Sigurisë së Lartë) Dubravë, KOSOVË – Tetor 2014 — Burgu i Dubravës, është burgu më i madh i Kosovës i ndarë në pesë blloqe dhe mban rreth 800 të burgosur, përfshirë edhe të dyshuarit për veprimtari terroriste jashtë vendit. Disa dëshmitarë thonë: “Disa nga të arrestuarit për terrorizëm ndërkombëtar janë rrahur brutalisht nga forcat speciale të policisë gjatë arrestimit!” (Foto: Laura Aggio)
- Gjilan, KOSOVË – Tetor 2014 — Një nxënës i ri i Shkollës së Lartë Islamike “Alauddin” shkruan një shënim në ditarin e tij gjatë kujdestarisë së tij disiplinore. Në Kosovë, 90% e popullsisë është myslimane dhe shumica e muslimanëve janë të moderuar. Kosova ka qenë gjithmonë një shembull i tolerancës fetare. (Foto: Laura Aggio)
- Gjilan, KOSOVË – Tetor 2014 — Konvikti studentor i financuar nga Republika e Turqisë në Gjilan. Stafi tregon se “ne i inkurajojmë studentët tanë të mësojnë islamin modern”. Autoritetet e Turqisë kanë qenë disa here subjekt i tregimeve gazetareske të mediave Perëndimore si të përfshira në mbështetjen e grupeve terroriste në Republikën Arabe të Sirisë. (Foto: Laura Aggio)
- Gjilan, KOSOVË – Tetor 2014 — Dielli perëndon duke u fshehur prapa reve, në një mjegull të ftohtë e cila i përqafon kodrat që shtrihen mbi fshatin Velekincë, i cili shtrihet në anën jugore të qytetit juglindor të Gjilanit në Kosovë. (Foto: Laura Aggio)
- Zhegër, KOSOVË – Tetor 2014 — Fëmijët luajnë me një top në një fushë të improvizuar derisa dielli perendon në temperaturat e ulëta në fshatin Zhegër, në kufi me kodrat e Maqedonisë, ku policia ka kryer operacione me qëllim të identifikimit të personave gjoja të lidhur me veprimtarinë terroriste në bështetje të ISIS. (Foto: Laura Aggio)
- Velekincë, KOSOVË – Tetor 2014 — Një fëmijë ndan disa nga momentet e tij me tela e rrethit të tij të varfër të lagjes. Pesëmbëdhjetë vjet nga lufta me Serbinë, Kosova qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy nga tre nën moshën 25 janë aktualisht të papunë, dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër, 25% e njerëzve besohet se jetojnë nën nivelin e varfërisë. Në Kosovë, shkalla e shkollimit është ende e ulët, veçanërisht në mesin e komuniteteve më të varfra në të gjithë vendin. Mbi 230 mijë qytetar besohet se kanë brakstisur vendin vetëm gjatë muajve të fundvitit 2014. (Foto: Laura Aggio)
- Bresalc, KOSOVË – Tetor 2014 — Vitin e kaluar djali i kësaj nëne u arrestua nën dyshimet për veprimtari terroriste. Nëna mban në duart e saj pasaportën e djalit., Si shumë djem të tjerë, edhe ai ka vetëm një vulë hyrjeje (pas deportimit nga Turqia në Kosovë), në pasaportën e tij. Dhjetra shqiptarë, të cilët kanë fluturuar nga Prishtina dhe Tirana, në drejtim të Stambollit, Turqi, nuk kanë vulat e daljes në pasaportat e tyre nga vendet që kanë fluturuar dhe nuk kanë vulën e hyrjes në vendin që kanë hyrë, i cili është zakonisht Stambolli i Turqisë.
- Pasjak, KOSOVË – Tetor 2014 — Themeluesi i një OJQ-je Islamike, e cila është mbyllur dhe vazhdon të jetë nën hetime, nën dyshimet për aktivitete të jashtëligjshme. Shumë OJQ si kjo janë mbyllur për shkaqe të panjohura ligjore, por kryesisht të dyshuar për gjoja aktivitetet e rekrutimit për mbështetje të terrorizmit në Siri apo Irak. Kjo OJQ ka qenë duke ushqyer rreth 300 jetimë në Kosovë.
- Hoxhë Nehati, gjatë intervistës në Xhaminë e fshatit Manastirc, tha se ai nuk i kishte rekomanduar të rinjët të shkojnë në Siri. “Unë madje edhe ligjeratën për vendet e Shamit nuk e kam mbajtur” tregoi Hoxha. (Foto: Laura Aggio)
- Hani i Elezit, KOSOVË – Tetor 2014 — Djali i saj është një mësues i anglishtes, autor i një libri në anglisht dhe baba i dy fëmijëve. Nëna e Sadatit, z. Nadire e cila mban në krahun e saj njërin prej nipave, tha se policia erdhi në shtëpinë e saj për të kryer një kërkim dhe ata kanë grabitur një foto fetare duke pretenduar se ajo ishte një simbol i besimit të tyre fetar, një kornizë dhuratë të cilën e kishte sjellur për të një nga të afërmit e saj që jetojnë në Turqi. (Foto: Laura Aggio)
- Gjilan, KOSOVË – Tetor 2014 — Familja e një fshati rural prej të cilit disa njerëz i janë bashkuar grupeve terroriste në Siri, tani jeton në lagjen e varfër të qytetit, këta konsiderojnë se zgjedhja e atyre që kanë shkuar në luftën e Sirisë mund të ketë qenë e shkaktuar nga varfëria dhe papunësia. Vetë familja mbijeton vetëm nga bagëtia e cila po ua vështirëson jetën edhe ashtu. “Qe çka na boni qeveria, erdh Bajrami kishe me i shit do kinxha me metë gjallë, u qun qeveria bonën propagandë gjuha e kaltër gjuha e kaltër, s’mujtum me shit kurrgjo, ku mos mu tranue tani” thotë kryefamiljari. (Foto: Laura Aggio)
- Gjilan, KOSOVE – Tetor 2014 — Delet e mbyllura brenda një gardhi, ndërsa pronari përpiqet t’i shesi për besimtarët e Islamit, për festën e Kurban Bajramit. Shitjet kanë dështuar në masë të madhe, pasi që autoritetet shëndetësore të vendit kanë alarmuar qytetarët për rrezikun e një sëmundje të quajtur “gjuha e kaltër” në kafshë. (Foto: Laura Aggio)
- Hani i Elezit, KOSOVË – Tetor 2014 – Një shqiptar duke e tërhequr një trup të prerë peme, për t’i ngrohur fëmijët e tij në mbrëmjen e ftohtë tetori në jug të Kosovës. (Foto: Laura Aggio)
- Lladovë, KOSOVË – Tetor 2014 — Edhe pse disa vite kaluan që nga përfundimi i luftës, në Kosovë ka një prani të fortë ushtarake amerikane dhe të NATO-s. Kampi Bondsteel, është baza kryesore e ushtrisë amerikane nën komandën e KFOR-it, e cila është e vendosur në afërsi Ferizajit në pjesën jugore të Kosovës. Ajo besohet se është baza më e madhe e ushtrisë amerikane në Europë. Për Shtetet e Bashkuara, Kosova është një vend strategjik për pozicionin e saj gjeografik. Influenca amerikane duket edhe në varrezat e shqiptarëve në Kosovë. (Foto: Laura Aggio)
- Indeks:
- Lexo se çfarë përjetuan ekipi ynë gjatë pëpjekjes së tyre për të gjurmuar këtë temë.

©THEfrontliner.net — Qershor 2015
Teksti dhe Fotografitë janë e drejtë ekskluzive e THEFrontliner.net — Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ky material është i hartuar vetëm për përdorim personal dhe shpërndarje të lirë për lexuesit. Çdo riprodhim tjetër, publikim ose rishpërndarje komerciale e këtij materiali pa pëlqimin me shkrim të redaksisë është rreptësisht i ndaluar dhe çdo shkelje e këtyre rregullave apo të drejtave të autorit do të konsiderohet veprim i kundërligjshëm. | THEFrontliner.net — Qershor 2015