Kosova, Fole e të arratisurve të Krimit në Evropë

Lista e të dyshurave për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion vazhdon pambarim, që nga Presidenti i ardhshëm, Kryeministri, deri tek ministra dhe deputetë, zyrtarë policorë e disa...

Përleshjet në mes të mbështetësve të opozitës dhe policisë, shpërthyen të premten jashtë parlamentit në Prishtinë, pasi disa prej parlamentarëve kishin vendosur që të votojë kandidaturën e ministrit aktual të punëve të jashmte dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së Hashim Thaçi, si presidenti i ardhshëm i vendit, derisa qindra të rinjë të cilët kërkojnë punësim, kualitet jetësor dhe arsimor, ishin mbledhur para kuvendit për të kundërshtuar kandidaturën e njeriut i cili tash e 18 vjet sa ai është në karrierë politike, i ka shkatërruar ato.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji më 26 shkurt për të shpërndarë qindra mbështetës të opozitës, të cilët kërkonin dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja, pasi mes tjerash, qeveria siç ka konstatuar gjykata kushtetuese, e ka shkelur kushtetutën e vendit, për çfarë ishin dorëhequr ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli.

Shumë nga ligjvënësit e opozitës në Parlamentin 120-anëtarësh u pezulluan atë ditë nga pjesëmarrja pas prishjes së seancës me gaz lotsjellës. Të tjerët u larguan dhe vetëm një prej tyre kishte mbetur si pjesëmarrës në komisionin zgjedhor.

»Lista e të dyshurave për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion vazhdon pambarim, që nga Presidenti i ardhshëm, Kryeministri, deri tek ministra dhe deputetë, zyrtarë policorë e disa nga kryetarët lokalë në të gjithë vendin.« Vedat Xhymshiti

»Lista e të dyshurave për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion vazhdon pambarim, që nga Presidenti i ardhshëm, Kryeministri, deri tek ministra dhe deputetë, zyrtarë policorë e disa nga kryetarët lokalë në të gjithë vendin.« Vedat Xhymshiti

Thaçi, i cili udhëhoqi luftëtarët e konfliktit të suksesshëm të Kosovës, duke fituar një autonomi brenda Serbisë pas një kryengritje të armatosur kundër forcave jugosllave të Serbisë në 1998-99, besonte se kishte vota të mjaftueshme në parlamentin 120-anëtarësh, por kuvendi duhej përsëritur tri herë procesin e votimit pasi numrat e kërkuar nuk ishin të mjaftueshëm nga raundi i parë me 50 prej tyre; në përpjekjen e dytë me 64; dhe atë të tretë me 71 vota. Besohet, se ky rezultat erdhi pasojë e veprimit klandestin të disa prej ambasadave të huaja, duke iu bërë presion kryesisht deputetëve që besohet se janë të korruptuar, me votat e të cilëve ishte arritur kuorumi politik. Sidoqoftë, se a do të jetë Thaçi President, mbetet të shihet, pasiqë nuk është ende e sigurtë, ngase deputetët serb me një fuqi të vetos në kuvendin e Kosovës, mund të ndryshojnë mendjen e tyre dhe të refuzojnë miratimin e kandidaturës së tij presidenciale.

Kosova është pa ushtri, pasi deputetët serb kanë refuzuar të votojnë miratimin e një projekt-ligji të tillë, pavarësisht pse ata janë gjashtë dhe Kuvendi është 120-anëtarësh.

E nëse karriera presidenciale i rrezikohet nga votat e deputetëve serb shokut të kreut të Kuvendit zt. Kadri Veseli, ata edhe mund të përpiqen të inicojnë ndryshimet kushtetuese për t’i zhveshur deputetët serb nga një fuqi e pashembullt politike, kudo në botë.

Me zbulimin e dosjeve të NATO-s, si dhe komunikimeve diplomatike nga WikiLeaks, gjetjet sugjerojnë se qeveria e Kosovës është e udhëhequr nga të arratisurit e krimeve, me emra të tillë si ‘kasapë’, korrës të organeve deri tek peshqit më të mëdhenjë të gadishullit në krimin e organizuar. Gjetjet qartësojnë se si Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera Perëndimore dhe Evropiane, që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë për disa vjet të lidhjeve kriminale të ish-udhëheqësit të kryengritësve Hashim Thaçi, duke përfshirë të gjithë strukturën e partive politike në vend, pa ndonjë përjashtim. Strukturat e jashtme dhe vendore të nivelit politik, ushtarak, policor dhe ato të drejtësisë në Kosovë, kanë heshtur për më shumë se 16 vjet para të dyshuarve të krimit, duke iu ofruar atyre një parajsë pa pasoja. Këto rezultate sugjerojnë se të huajt do të vazhdonin ta bënin një sy qorr ndaj bandave të krimit në pragun e tyre, në qoftë se nuk do të kishte individ të brendshëm për të zbuluar provat e përfshirjes së tyre në këtë skandal të pashoq.

Opozita është duke i kundërshtuar sundimtarët e tanishëm në mënyrë demokratike, por zyrtari i ambasadës amerikane në Prishtinë, [shteti i të cilit është një sistem Oligarkësh dhe jo-demokratik siç sugjerojnë gjetjet e Universitetit Princton], zt. Greg Dalawie cili shpenzon më shumë kohë në ambientet e kuvendit se sa në zyrën e tij, duket të jetë i lodhur e ‘i gërditur‘ siç ka deklaruar ai nga veprimet e opozitës.

Ndërhyrja arbitrare dhe e padrejtë e ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë në procesin e brendshëm politik, zyra politike e të cilit ka mbështetur në mënyrë të pandalshme politikanë jo vetëm të korruptuar, por edhe të akuzuar zyrtarisht për përfshirjen e tyre në krime lufte, i ka zemëruar disa nga qytetarët e vendit, të cilët kishin iniciuar një peticion virtual për të adresuar shqetësimin e tyre pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Ky akt demokratik është përballur me një kërcënim të menjëhershëm nga ana e kryeministrit të vendit Isa Mustafa, i cili e ka quajtur atë si një akt terrorist. Një tjetër qytetar i Kosovës, që duket se jeton jashtë vendit, kundërshtimin e tij ndaj zgjedhjes së një presidenti të akuzuar për krime lufte dhe korrupsion, e ka shprehur nëpërmjet një video-materiali, ku ai e shqyen pasaportën e tij të lëshuar nga institucionet e Kosovës. Sipas standardeve të kryeministrit Mustafa, edhe ky është një akt terrorist.

Këto zhvillime na zugjerojnë se në Kosovë nuk do të ketë asnjë përparim demokratik ose liri të shprehjes, nëse nuk do të ketë një klasë politike të lirë nga korrupsioni. Megjithatë faktet tregojnë se fuqitë e huaja kanë qenë gjithnjë shumë të gatshëm për të mbështetur elitat e korruptuara politike në këmbim të ndikimit e kontrollit politik.

Vetë Isa Mustafa ka premtuar para qytetarëve se do të luftoj korrupsionin, në ditën e themelimit të qeverisë së vendit, në dhjetorin e vitit 2014, por disa muaj më vonë, ai u gjet bashkëfajtor në mesin e shumë rasteve të dyshuara për korrupsion, siç kanë raportuar mediat vendore.

E pra, për lirinë e tij prej një politikani të korruptuar, ai duket se duhet të paguaj një faturë shumë të shtrenjt, ‘pse jo’ edhe t’i akuzojë qytetarët e tij në emër të luftës kundër terrorizmit, pavarësisht shprehjes së pakënaqësisë së tyre politike nëpërmjet një akti paqësor e ligjor për të kundërshtuar veprimet jodemokratike të një diplomati të huaj.

Përpjekja e BE-së për të ndikuar pozitivisht në Kosovë, është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme [në qoftë se ajo nuk ka dështuar plotësisht] nga fakti se disa prej zyrtarëve të saj të lartë në kuadër të misionit për sundim të Ligjit në Kosovë [EULEX], janë akuzuar për përfshirje në po të njëjtat rrjete të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të cilat ata ishin mandatuar për t’i luftuar në përpjekje të përbashkëta me institucionet lokale.

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar rëndë nga Këshilli i Evropës për përfshirje në krim dhe korrupsion, duke përfshirë edhe dyshimet se ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për shembull dyshimet e “tregtisë me organe” gjatë luftës kundër forcave serbe të Jugosllavisë në vitin 1999. Një tjetër raport, e identifikon atë si një nga “peshqit më të mëdhenjë” në krimin e organizuar në vendin e izoluar e të rrethuar me kodra e male.

Në qershor të vitit 1997, në një incident që shumë individë në lëvizjen guerile e kishin identifikuar si një “ogurzi,” një gazetar i Kosovës i cili kishte lidhje të ngushta me lëvizjen, ishte gjetur i vdekur në Tiranë.

“Fytyra e tij ishte ‘shëmtuar’ keq nga therjet e përsëritura me një kaçavidë dhe në fund të prapanicës, i është gjetur një shishe e thyer,” thuhet në një raport të detajuar nga ‘The New York Times. Reporteri i identifikuar si Ali Uka, ishte mbështetës i lëvizjes kryengritëse, por ai ishte gjithashtu mjaft i pavarur për të kritikuar kryengritjen. Në kohën e vdekjes së tij, ai jetonte në një apartament me Hashim Thaçi, shkruan The Guardian.

Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, është në mesin e atyre që besohet të jetë përgjegjës për përhapjen gjeografike të bandave kriminale në Kosovë, duke i fuqizuar kështu lidhjet familjare dhe ato të biznesit, siç pretendojnë kabllot e rrjedhura diplomatike dhe dosjet e NATO-s. Raporti identifikon edhe lidhjet e tija me partitë politike opozitare si ajo e AAK-së e Ramush Haradinajt dhe partisë Vetëvendosje, e cila mban në kryesi Rexhep Selimin, si dhe disa grupe të tjera të vogla që veprojnë si ‘bajraktarë’ për klanet e krimit me urdhër të ‘Kanunit’.

Lista e të dyshurave për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion vazhdon pambarim, deri tek ministra dhe deputetë, zyrtarë policorë e disa nga kryetarët lokalë në të gjithë vendin.

Me sa duket, krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilat janë instaluar në mënyrë sistematike, me mbështetje nga përbërja e huaj dhe vendore: politike, policore, ushtarake dhe gjyqësore në Kosovë, tashmë ka arritur zyrtarisht kriteret e vërtetësisë që vendi të kualifikohet si “Shteti Fole i Mafias.’ Vendi i cili është vlerësuar të jetë republika e fundit që ka dalë nga ajo që dikur ishte e njohur si Jugosllavi, tani është një fole e krimit dhe korrupsionit, i cili është duke e kalbur jetën e njerëzve që nga koha kur njeriu i fuqishëm i Beogradit Sllobodan Millosheviç, ishte raportuar i vdekur gjatë një procedure gjyqësore për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, të cilat dyshohet se i ka bërë në të gjithë gadishullin e Ballkanit, deri në shpërbërjen e Jugosllavisë.

zv. Kryeministri Hashim Thaçi. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Zuma Press/THE Frontliner)

zv. Kryeministri Hashim Thaçi. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Zuma Press/THE Frontliner)

Presidenti i ‘ardhshëm’ i Kosovës, dikur ishte Kryeministër i vendit, pastaj zëvëndës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme. Le t’i hedhim një sy kronologjik se çfar ‘të mira’ i solli ai vendit, derisa mbante këto përgjegjësi.

Gjatë kohës sa ai ishte Kryeministër, në qershor të vitit 2012, u vodhën 25/kg ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pej dhe fajtorët nuk u gjetën kurrë. Kualiteti i edukimit dhe arsimimit universitar u rrënua nga politizimi i skajshëm; Me universitetin publik të zhytur thellë në plagjiaturë akademike dhe me mbi 30 universitete private që kishin prodhuar gjenerata të tëra prej diplomave, ku shumica e profesorëve, ishin bashkëpartiak të Hashim Thaçit; Të gjitha raportet e progresit të BE-së ishin me nota negative, veçanërisht duke u përqëndruar në thirrjet e vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; Të gjitha raportet ndërkombëtare e kishin renditur Kosovën si vend gjysmë-autoritar dhe me korrupsion jashtëzakonisht të lartë. Përveq që ishte akuzuar nga Këshilli Evropian për dyshimet e përfshirjes së tij në tregtinë e organeve, gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, shëndetësia publike jo që ishte shkatërruar, por në klinikat private u gjetën dëshmi të cilat pohuan se tradita e dyshimeve për tregti me organe nuk kishte përfunduar në vitet e hershme, ajo kishte vazhduar me klinikën ‘Medicus’ në Prishtinë. Kështu nga një skandal në tjetrin Kosova u bë top-temë e mediave botërore pas akuzave të Këshillit të Evropës, sipas të cilave Thaçi kishte udhëhequr një grup kriminal, të cilët kishin trafikuar organet e serbëve në atë që njihet si ‘Shtëpia e Verdhë’. Hashim Thaçi kishte premtuar se do ta padiste raportuesin e Këshillit Evropian Dick Marty, por Thaçi nuk e bëri këtë, kështu ai duke pranuar në heshtje akuzat e lartëshkruara bëri që në vend të vinte gjykata speciale për të cilën, Hashim Thaçi që dikur mburrej të kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë në një senacë të OKB-së, ai mburrej se kishte miratuar legjitimitetin e një gjykate speciale e cila do të provonte vërtetësinë e krimeve të supozuara të bëra nga UÇK.

Gjatë detyrës së tij si shef i kabinetit qeveritarë, Këshilli Qëndror Zgjedhor ishte detyruar të tërhiqej nga kërkesa e saj për të instaluar kamerat e vëzhgimit në vendvotime, diçka që pasoi me manipulim masiv të procesit zgjedhor; Kosova, i pagoi € 6 milion euro një kompanie izraelite për ta promovuar vendin e ri, me një material publicitar që doli të ishte plagjiat. Gjatë karrierës së tij kryeministrore ai shkatërroi ekonominë e vendit, duke e aplikuar privatizimin neoliberal siç ishte bërë në vendet Afrikane dhe ato të Amerikës Latine, duke rezultuar që fabrikat dhe ndërmarjet të shiteshin por investimet të mos vinin kurrë. Distribucioni i KEK-ut ishte shitur për vetëm € 26 milion euro. Ishte nënshkruar një marrëveshje pa çmim për autostradën e kombit, që rezultoi të ishte autostrada më e shtrenjtë në Evropë, duke i siguruar ambasadorit amerikan Christopher Dell një emërim si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i ‘Bechtel & Enka’ për kontinentin Afrikan. Aeroporti i Prishtinës, ishte dhënë me koncesion për 20 vjet, për vetëm € 100 milion euro, deri tek fakti ku Dino Asanaj, i cili kishte udhëhequr procesin e privatizimit, ishte raportuar të ishte vetëvrarë, pasi ai siç thuhej kishte dhënë trupit të tij 12 goditje me thikë. Të zezat nuk kanë fund këtu, ato vazhdojnë me fillimin e valës së parë të imigrimit që solli tragjedinë në Lumin Tisa, deri tek ikja masive e mbi 5% e qytetarëve të vendit gjatë dhjetorit 2014 dhe shkurtit 2015. Kosova mbeti pa pjesën e saj të bregut verior të Mitrovicës dhe pa ushtri. Mbi 50% e qytetarëve jetuan të papunë dhe thuajse gjysma e tyre jetuan në varfëri. Vetëm Brenda vitit 2011 atij i ishin refuzuar mbi 25 kërkesa për t’u takuar me krerët e vendeve të ndryshme Perëndimore. Kosova bisedoi me Serbinë pa kushte, pa dënimin e krimeve të luftës, pa kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional dhe artefaktet arkeologjike. E kur Hashim Thaçi u bë ministër i jashtëm, [i cili pretendon ta vazhdoj karrierën e tij politike si President i vendit!], Kosova mbeti e izoluar pa liberalizim të vizave, deri tek dështimi i anëtarësimit të saj në UNESKO, deri tek humbja e mbi 9000 hektarëve tokë të bujqve shqiptarë, pasi ai nënshkroi një marrëveshje të demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Kosova është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Papunësia e të rinjve [atyre të moshës 25 dhe nën] qëndron në dy nga tre, dhe gati gjysma e 1.8 milion qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015, rreth pesë për qind e popullsisë ishin detyruar të largoheshin nga vendi në një përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, studime dhe punë më dinjitoze, duke marrë rrugën e pasigurt drejt vendeve më të pasura në BE.

Vendi është përballur me krizën më të rëndë politike që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Në pesë muajt e fundit opozita ka ndërprerë punën e Kuvendit duke përdorur gaz lotsjellës, pluhur të specit djegës, bilbila dhe shishe me ujë, duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga një marrëveshje me Serbinë e cila marrëveshje ofron më shumë kompetenca për komunitetet etnike serbe, si dhe një tjetër me Malin e Zi në demarkacionin e kufirit. Shumë anëtarë të opozitës në vend vazhdimisht largohen me forcë nga zyrtarët e sigurisë ndërsa ata janë të ulur në seancat parlamentare dhe dërgohen në paraburgim për rolet e tyre të dyshuara në veprimet penguese ndaj seancave parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, parlamenti duhet të zgjedhë një president të ri më së voni më 6 mars, ose të shpallë zgjedhje të parakohshme. Mandati i presidentes aktuale Atifete Jahjaga, pritet të përfundojë në prill 7.


Vedat Xhymshiti; është një gazetar dhe korrespondent lufte i pavarur nga Kosova, me qëndrim në Londër. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara dhe themelues i THEFrontliner.net


https://www.facebook.com/GazetaExpress/posts/10153417728031711

Vedat Xhymshiti; është gazetar, redaktor dhe fotograf i pavarur. Ai është fokusuar në çështjet e politikës së brendshme të Kosovës, Politikës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federatës Ruse, Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme. Xhymshiti është fokusuar edhe në çështjet e politikës së racës, gjinisë, identitetit, migrimit si dhe shpërnguljes së njerëzve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve të armatosura. Ai është publikuar në media të ndryshme duke përfshirë Der Spiegel, NY Times, TIME, Paris Match, Le Monde etj. Xhymshiti është gjithashtu kritik i medias së shkruar dhe themelues i THE Frontliner.

është krim të largohesh nga polemika. ...

Ndërlidhje e artikujve të ngjashëm. ...