Gazetarët luajnë një rol vendimtar në çdo shoqëri demokratike; ofrimi i informacionit kritik, nxitja e debatit dhe mbajtja e pushtetit për llogari.
Fatkeqësisht, shumë gazetarë në Republikën e Kosovës kanë raportuar se ndihen të paaftë për të vazhduar këtë punë jetike, sepse, zyrat për informim të organeve shtetërore, nuk iu përgjigjen përpjekjeve të gazetarëve thjesht për të kryer punën e tyre.
Kjo thirrje për prova synon të krijojë një bazë provash, për të kuptuar e verifikuar natyrën dhe vëllimin e dyshimeve se zyrat për informim të organeve udhëheqëse në Republikën e Kosovës, janë mbase duke bërë një refuzim të heshtur, kundrejt personelit të medias, gazetarëve dhe reporterëve atje.
Ne duam gjithashtu të kuptojmë nëse gazetarët ndihen të rezervuar për të raportuar mungesën e bashkëpunimit të zyrave për informim të organeve shtetërore, e nëse po, pse mund të jetë kjo. Ne duhet të dimë sa më shumë që të jetë e mundur për këtë problem, për t’u siguruar që po marrim hapat e duhur për ta kundërshtuar këtë dukuri.
Përgjigjet do të përdoren për të kuptuar më mirë natyrën dhe shkallën e problemit që Revista FRONTLINER, po kërkon të zgjidhë.
Gjetjet do të publikohen dhe do të inkurajohen institucionet relevante për të bashkëpunuar me gazetarët për t’i lejuar ata që ta bëjnë punën e tyre. Pastaj, ato edhe do të deponohen tek Federata Ndërkombëtare e Gazetarisë, Reporterët Pa Kufij, si dhe do të organizohet një Peticion (nëse është i nevojshëm), si formë e ushtrimit të presionit ndaj organeve udhëheqëse të Republikës së Kosovës, për të kërkuar funksionim të kjartë, të drejtë, profesional e të barabartë të zyrtarëve të përgjedhur për informim me gazetarët në vend.
Prandaj, ne po bëjmë këtë Thirrje për Prova për të na ndihmuar të mbledhim provat e nevojshme, për të kuptuar se sa po kërcënohet e drejta për informim, si e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kosovës si pasojë e mos-bashkëpunimit të zyrtarëve, me të gjithë personelin mediatik në Kosovë në mënyrë të barabartë dhe të paanshme.
Ju lutem, nëse jeni gazetar i akredituar dhe punoni në Republikën e Kosovës, dhe se i jeni drejtuar ndonjëhere zyrtarëve për informim të Qeverisë së Kosovës, ministrive të saj përkatëse, zyrës së Presidentes, zyrës së Kuvendit të Kosovës apo zyrave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe nuk keni marr përgjigje, plotësojeni këtë formular.