HARTA

Gazetaria është një metodë kërkimore dhe stili letrar që synon t’i shërbejë publikut duke shpërndarë dhe analizuar lajme dhe informacione të ndryshme.

Integriteti i gazetarisë bazohet në parimet e së vërtetës, të zbulimit dhe të pavarësisë editoriale. Këto janë veçori themelore të Revistës FRONTLINER, botues i së cilës është gazetari i pavarur Vudi Xhymshiti. Mediet e shkruara mund të ndryshojnë në mënyra të ndryshme, nga botimi i shkruar në transmetimin elektronik, nga gazeta në kanalet televizive, si dhe nga uebfaqja deri te teknologjia digjitale.

Kjo është Harta e Revistës FRONTLINER në internet.

Ky është një model vizual i organizuar tekstualisht, i cili shpjegon përmbajtjen e rubrikave tona. Në këtë mënyrë, ne ndihmojmë lexuesit tanë të lundrojnë nëpër hapësirën e Revistës sonë, të kushtuar për ta, në mënyrë që të gjejnë më lehtë informacionin që kërkojnë, ashtu siç harta tradicionale gjeografike i ndihmon njerëzit të gjejnë vendet që kërkojnë në botë.

JETA NË TOKË

Kjo rubrikë i kushtohet raportimit të ngjarjeve në dimensionin shoqëror të krizës ekonomike dhe të cilësisë së jetës në shoqërinë tonë si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Ne do të shtojmë vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike në mbarë vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në vendet ku jetojnë shqiptarët.

Ne do të raportojmë për ndryshimet klimatike, si dhe për ndikimet te njerëzit.

PASQYRË

Revista e Gazetarisë Shqiptare ‘PASQYRË’ është krijuar si një forum analizash dhe diskutimesh për të vëzhguar medien dhe gazetarët, për të inspektuar dhe për të shqyrtuar të mirën dhe të keqen.

Nëpërmjet kësaj rubrike kemi për qëllim të ndihmojmë ngritjen e nivelit të dialogut ndërprofesional me qëllim të ngritjes së cilësisë së gazetarisë.

POLITIKË

Gazetarët luajnë një rol vendimtar në çdo shoqëri demokratike nëpërmjet qasjes kritike, nxitjes së debatit dhe kërkimit të llogarisë nga pushteti.

Në këtë rubrikë lexuesi ynë do të lexoj temat e rëndësishme të përzgjedhura dhe trajtuara nga stafi ynë, lidhur me politikën e jashtme dhe të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë të vendeve ku jetojnë shqiptarët.

FAKTE

Ne jemi të përkushtuar për të luftuar përhapjen e keqinformimit, përfshi atë midis kolegëve tanë profesionistë.

Programi përqendrohet në verifikimin e fakteve dhe identifikimin e adresimin e tyre, sidomos kur nuk kanë asnjë fakt konkret.

Ne do të identifikojmë dhe do të bashkëpunojmë me organizatat e lajmeve, me redaktorët dhe kolegët gazetarë për të verifikuar faktet dhe për të nxjerr në pah të vërtetën rreth një raportimi të rremë.

REPORTAZH

Në reportazh jemi ne ata që e dëshmojmë nga afër historinë, faktet dhe rrethanat që çuan në një ndodhi. Më pas do të përfundohet nëse është e nevojshme t’u shpërndahet lexuesve nëpërmjet kësaj rubrike.

Ky stil raportimi shpesh karakterizohet nga udhëtimi dhe vëzhgimi i kujdesshëm i ngjarjes. Bëhet fjalë për një zhanër gazetarie që ofron një rrëfim të lexueshëm dhe të gjallë, me të gjitha hollësitë thelbësore të një ngjarjeje, dëshmitar okular i së cilës është reporteri ynë, ose në të cilën autori ka marrë pjesë dhe e ka dokumentuar.

MENDIME

Në këtë rubrikë do të lexoni artikuj të autorëve të ndryshëm për tema që lidhen me mënyrën se si vendimet e politikave qendrore ndikojnë në jetën e njeriut.

Autorët tanë do t’u kushtojnë vëmendje zhvillimeve të caktuara sociale, ekonomike, kulturore dhe politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në vendet ku jetojnë shqiptarët dhe do të ofrojnë mendime, ide dhe kritika profesionale në lidhje me llojin, mënyrën, vendin dhe kohën kur këto zhvillime do të ndikojnë në jetën e njerëzve.


U UDHËZUESI EDITORIAL

Këtu do të lexoni parimet tona që diktojnë stilin, strukturën dhe strategjinë e vazhdueshmërisë së identitetit të organizatës sonë të lajmeve, Revista elektronike FRONTLINER.

Në udhëzuesin tonë editorial, ju do të kuptoni se kur, pse dhe si e krijojmë përmbajtjen informuese për lexuesit tanë.

KARTA E KODIT ETIK

Karta jonë bazohet në tekste kryesore të së drejtës ndërkombëtare, në veçanti në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Karta e Kodit Etik, përmban 16 nene, plus një preambulë dhe përcakton detyrat dhe të drejtat e gazetarëve tanë në lidhje me kodin e etikës.

ANKESAT

Ne jemi thuajse e vetmja redaksi, stafi i përkushtuar i së cilës u kushton vëmendje ankesave të cilat mund të vijnë nga lexuesit tanë. 

Njësia e Shërbimeve të Audiencës (NSHA) merret me ankesa serioze për shkelje të mundshme të standardeve editoriale të Revistës FRONTLINER në lidhje me përmbajtjen e rubrikave specifike ose të artikujve.

PUNO ME NE

Kjo është një rubrikë nëpërmjet të cilës ne shpjegojmë se si e rekrutojmë stafin tonë. Ne jemi gjithmonë në kërkim të talenteve të dalluara në industrinë e gazetarisë.

Standardet tona të cilësisë së raportimit na detyrojnë të hapim thirrje për trajnim, pas së cilës, në varësi të përparimit të kandidatëve të pranuar, ne mund të jemi në gjendje të ofrojmë një kontratë për të punuar me ne.


FOTOGRAFIA

Fotografitë tona burojnë nga VX Pictures, një agjenci e lajmeve fotografike dhe e fotoreportazhit me seli në Londër.

VX Pictures është pjesë e VX Media Group, të njëjtit grup të cilit i përket edhe Revista FRONTLINER.

Ne kemi në dispozicion arkivin e fotografive të jashtëzakonshme që datojnë nga viti 2007, kur themeluesi ynë Vudi Xhymshiti filloi karrierën e tij profesionale si fotograf dhe gazetar, duke mbuluar zhvillime në Ballkan, Europë, Kaukaz, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, përfshi Britaninë e Madhe.



Njihuni me themeluesin dhe ideatorin e Revistës elektronike FRONTLINER

Prurjet e tija në fushën e fotogazetarisë e të fotografisë dokumentare nga vendet e ndryshme të botës janë botuar në medie të ndryshme përfshirë Der Spiegel, NY Times, TIME, Paris Match, Le Monde etj. Xhymshiti është gjithashtu kritik i medies së shkruar dhe themelues i FRONTLINER.

Vudi Xhymshiti është gazetar, redaktor dhe fotograf i pavarur nga Kosova, i cili jeton në Londër.

Që nga viti 2007 ai është përqendruar në çështjet e politikës së brendshme të Kosovës, politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Federatës Ruse, të Bashkimit Europian dhe të Lindjes së Mesme.

Xhymshiti i është qasur me një theks të veçantë çështjeve politike të racës, të gjinisë, të identitetit, të migrimit si dhe të shpërnguljes së njerëzve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe të konflikteve të armatosura.

Xhymshiti ka përfunduar studimet master për Fotogazetari dhe Fotografi Dokumentare në Kolegjin e Komunikimit në Londër, Universiteti i Arteve. Ai gjithashtu organizon biseda të hapura për fotografinë, në Twitter, për politikën dhe cilësinë e raportimit të lajmeve. Xhymshiti, është një mësues i shquar në gazetari pamore dhe themelues i agjencisë fotografike VX Pictures me seli në Londër.


Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, prandaj nëse mendoni që nga puna jonë përfiton lexuesi shqiptar, atëherë përkrahni projektin FRONTLINER.

Mbështetni gazetarinë tonë me një kontribut të çdo madhësie.

Mbështetja juaj ndihmon pavarësinë e FRONTLINER-it dhe kjo do të thotë se ne mund të vazhdojmë të ofrojmë gazetari cilësore dhe të hapur për të gjithë.

Miliona njerëz mund të mbështeten te FRONTLINER-i për raportim cilësor që qëndron pranë të vërtetës dhe integritetit.

Pa aksionarë apo pronarë miliarderë, ne raportojmë për ngjarjet rajonale, kombëtare dhe botërore me saktësi, pa ndikime politike dhe ekonomike.


Ndryshe nga shumë të tjerë, ne jemi të përkushtuar ta mbajmë gazetarinë tonë të hapur për të gjithë lexuesit.

Çdo kontribut, sado i madh apo i vogël, bën një ndryshim.

Dhuro për FRONTLINER-in nëpërmjet sistemit PayPal.


demokracia vdes në errësirë. ...

fotografia është politika jonë. ...

liria e shtypit nuk është për të zbavitur dhe argëtuar lexuesin. ...

edukimi dhe informimi i njeriut është përkushtimi ynë. ...