The Frontliner është këtu për t’u ofruar lexuesve informacionin që u nevojitet për të marrë vendimet më të mira të mundshme për jetën e tyre, komunitetet dhe qeveritë e tyre.
Informacioni i keq (jo kualitativ) shkatërron jetën e njeriut. Kualiteti i dobët i të raportuarit dëmton komunitetet tona, duke përhapur urrejtje përmes pretendimeve mashtruese. Kjo, dëmton demokracinë tonë, duke dëmtuar besimin tek politikanët dhe proceset politike. Kjo çon në vendime të këqija, duke ndërprerë debatin publik për çështjet që na prekin më shumë, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe shpenzimet në administratën publike.
Pa debat, pa kritika, asnjë institucion administrativ dhe asnjë vend nuk mund të ketë sukses dhe asnjë “republikë” nuk mund të mbijetojë. Kjo është arsyeja pse ligjvënësi athinas Solon, dekretoi si krim që çdo qytetar të largohet nga polemika.
Ne, do të polemizojmë, lajmet dhe mendimet tona do të jenë të hulumtuara e të vërtetuara. Mendimet tona do të jenë gjithnjë në favor të shoqërisë sonë, në interesin e njeriut. Ne do ta qartësojmë për publikun mendimin, idenë, vështrimin dhe lajmin dhe nuk do t’i përziejmë ato, asnjëhere në asnjë rrethanë.
Ne, nuk mendojmë se Liria e shtypit është kryesisht për të zbavitur dhe argëtuar lexuesin. Ne, nuk mendojmë se Liria e shtypit nënkupton lirinë për “t’i dhënë publikut atë që dëshiron” – por për të informuar, për të ngjallur, për të reflektuar, për të zbuluar rreziqet tona dhe mundësitë, për të treguar krizat dhe zgjedhjet tona, për të udhëhequr, formuar, edukuar dhe ndonjëherë edhe zemëruar opinionin publik.
- Kjo do të thotë mbulim dhe analizë më e madhe e lajmeve të rëndësishme kombëtare por edhe ato të rëndësisë ndërkombëtare, sepse ato nuk janë aq larg dhe të huaja, ne do t’i bëjmë të duken më afër dhe lokale.
- Kjo do të thotë vëmendje më e madhe ndaj të kuptuarit më të mirë të lajmeve, si dhe kualitet të transmetimit të lajmit pa i shtuar mendimet tona.
- Ne, nuk do ta botojmë një lajm të paverifikuar.
- Mendimet tona që do t’i lexoni këtu, nuk do të jenë mendime të sponzorizuara nga ndonjë parti politike apo grup i interesit.
- Kjo do të thotë se qeveria në të gjitha nivelet, duhet të përmbushë detyrimin e saj për t’u ofruar njerëzve informacionin më të plotë të mundshëm jashtë kufijve më të ngushtë të sigurisë kombëtare.
Ne, në mënyrë të paanshme do t’i regjistrojmë veprimet e njeriut qoftë anëtar i publikut, apo anëtar i administratës publike që ka për qëllim të përmirësoj jetën e njeriut.
- Ne, do të jemi ruajtësit e ndërgjegjes së njeriut.
- Ne, do të jemi transmetuesi i lajmeve të tij.
- Ne, do të kërkojmë forcë dhe ndihmë nga njeriu.
Ne kemi besim se me ndihmën e një mediumi kualitativ, njerëzit do të mund të jenë ata që kanë lindur për të qenë: të lirë dhe të pavarur.
REDAKSITË
Ne jemi një ekip profesionistësh të pavarur, të specializuar në media, historinë e artit dhe kulturës, shkencat politike dhe sociale. Ne besojmë në inteligjencën e lexuesve tanë, misioni ynë është të japim fakte të paanshme, sepse besojmë se të gjithë meritojnë të bëjnë zgjedhje të informuara.
Londër
Shkup
Nju Jork
Tiranë
Beograd
Sarajevë
Prishtinë
Bruksel
Uashington
KRYEREDAKSIA
Londër, Mbretëri e Bashkuar
REDAKSIA RAJONALE
Tiranë, Shqipëri,
AUTORËT