KARIERË me Revistën THE Frontliner;
Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve të dalluar dhe të talentuar në industrinë e mediave të shkruara. Autorë mendimtarë, reporterë, gazetarë e fotografë me një këndvështrim të fortë dhe stil të veçantë.
- Ne nuk ju detyrojmë të punoni për ne.
- Ne dëshirojmë që ju të punoni me ne, së bashku.
Ne do të donim të dinim motivimin tuaj pse do të dëshironit që të punoni me ne, dhe se në çfarë tematike do të donit të përqëndroheni. Në mënyrë të veçantë, nëse keni një projekt personal në vazhdimësi ose keni menduar për një temë përkatëse të cilën do të donit që ta punonit me ne dhe ta botonit tek ne.
A keni një seri reportazhesh të cilat do të donit t’i botoni, apo libër fotografik të botuar dhe nëse jo, do të dëshironit të mendoni të punoni në këtë temë?
A jeni në dijeni të kodit profesional të sjelljes dhe etikës në gazetari në përgjithësi? Nëse jo, ne do t’ju ndihmojmë të gjeni material të mjaftueshëm për ta kuptuar atë, por preferojmë që në rradhë të parë ta keni lexuar me iniciativën tuaj.
Nëse po mendoni të bashkoheni me ne si reporter, gazetar, mendimtar (opinionist), vështrues, fotoreporter ose fotograf i lajmeve, apo fotograf dokumentar që do të punonit me projekte, ju lutemi na tregoni për veten tuaj duke e plotësuar këtë formular aplikimi.
SHËNIM: Nëse fjalët formular aplikimi – nuk janë të kaltërsuara, dmth se për momentin nuk kemi hapësirë që të pranojmë kandidatë të rinjë.