Dekada me radhë Federata Ruse dhe shteti i saj satelitor, Serbia dhe aleatët e tyre kanë investuar miliona për të prishur imazhin e shqiptarëve në Perëndim dhe kudo që propaganda e tyre ka depërtuar.
Kanë kaluar thuajse dy dekada që kur shqiptarët udhëheqin dy shtete. Përkundër qasjes së tyre paqësore, krerët rusë në Moskë dhe ata serbë në Beograd kanë vazhduar me politikat e tyre armiqësore kundër shqiptarëve.
Nëpërmjet të vërtetës, projekti FRONTLINER do t’i kundërvihet kësaj propagande.
Historikisht, shqiptarët nuk kanë pasur një medie me fuqi ndërkombëtare për ta demaskuar propagandën armiqësore ndaj identitetit të tyre. Andaj, të bashkuar rreth projektit FRONTLINER dhe duke ndihmuar financiarisht këtë revistë mujore elektronike në gjuhën shqipe dhe angleze, do të hedhim dritë mbi veprimtarinë e zezë të politikës serbe dhe ruse e cila përpiqet të nxijë gjithçka që është shqiptare.
Në FRONTLINER shqiptarët do ta lexojnë të vërtetën për bashkëkombësit e tyre që jetojnë si pakicë etnike në shtetet fqinje të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në FRONTLINER njerëzimi do të mësojnë të vërtetën për shqiptarët.
Në FRONTLINER propaganda ruse, serbe dhe e aleatëve të tyre do të dështoj.
Çfarë do të përfitojmë si komb me projektin FRONTLINER?
- Projekti FRONTLINER do t’i ndihmoj zyrat e diplomacisë shqiptare të hartojnë politika vepruese për t’i kundërshtuar bashkërendimet e politikës së jashtme ruse dhe serbe.
- Me projektin FRONTLINER shqiptarët do të ndihen krenarë kudo që shkojnë e jetojnë, sepse ne do t’i tregojmë botës për sfidat, përpjekjet dhe sukseset e tyre.
- Me projektin FRONTLINER shqiptarët do të lexojnë për të metat dhe përparimet e veta. Kështu do ta edukojmë njeri-tjetrin kolektivisht.
Projekti FRONTLINER do të nxisë përparimin e vetëdijes kombëtare e kolektive në nivelet më të larta intelektuale.
Projekti FRONTLINER do t’i ndihmoj shqiptarët të përparojnë e të bëhen faktor i rëndësishëm, jo vetëm rajonal, por edhe kontinental, në kuptimin edukativ, politik, ekonomik e ushtarak.
Përkrahe FRONTLINER-in sepse:
- vetëm me përkrahjen tënde garantohet pavarësia jonë editoriale.
- Kjo do të thotë që ne mund të vazhdojmë të ofrojmë gazetari cilësore dhe të hapur për të gjithë.
- Miliona njerëz mund të mbështeten te FRONTLINER-i për raportim cilësor që qëndron pranë të vërtetës dhe integritetit.
Pa aksionarë apo pronarë miliarderë, ne do të raportojmë për ngjarjet rajonale, kombëtare dhe botërore me saktësi, pa ndikime politike dhe ekonomike.
Ne planifikojmë që në fillim të kemi redaktorë e reporterë në Londër, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Beograd, si dhe reporterë në vende të interesit si në Bruksel, Moskë, Podgoricë, Sarajevë dhe Uashington.
Mos e humb rastin që të marrësh pjesë në prezantimin e parë të ideatorit dhe themeluesit, Vedat Xhymshiti, më 7 maj 2022.
LIDHU ME NE NË FACEBOOK OSE NË ZOOM, OSE TEK FAQJA E DONATORËVE NË FACEBOOK.
Deri atëherë ju mund të filloni të ndihmoni projektin tonë duke u regjistruar për të dhuruar një shumë sado të vogël mujore, qoftë €5, €10 apo €15 ose edhe më shumë apo më pak.
Kliko më poshtë për t’u lidhur me llogarinë tonë në PayPal ose STRIPE -për të dhuruar për FRONTLINER.
Ju lutem, lidhuni me ne në WhatsApp për të komunikuar nëse keni ndonjë vështirësi, apo nëse keni ndonjë pyetje rreth projektit.